4 Ligjet shpirterore

Ashtu siç ekzistojnë ligje fizike që rregullojnë funksionimin fizik të gjithësisë, ashtu ekzistojnë edhe ligje shpirtërore që rregullojnë marrëdhënien tënde me Perëndinë.

1 . PERËNDIA TË DO DHE TË OFRON NJË PLAN TË MREKULLUESHËM PËR JETËN TËNDE.

(Vargjet në këtë faqe duhen lexuar në kontekst me Biblën.)

Dashuria e Perëndisë

“Po, Perëndia aq shumë e deshi botën, saqë e dha Birin e tij të vetëm, që të mos humbasë kushdo që beson në të, por të ketë jetën e përjetshme” (Gjoni 3:16).

Plani i Perëndisë

(Jezui tha:) “Por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk” (që ajo të jetë e begatë dhe kuptimplote) (Gjoni 10:10).

Pse shumica e njerëzve nuk po e jetojnë këtë jetë me bollëk? Sepse…

2 . NJERIU ËSHTË MËKATAR DHE I NDARË NGA PERËNDIA. PRANDAJ Al NUK MUND TË NJOHË DHE TË PËRJETOJË DASHURINË DHE PLANIN QË PERËNDIA KA PËR TË

Njeriu është mëkatar

“Të gjithë u bënë fajtorë dhe humbën madhështinë që u dha Perëndia” (Romakëve 3:23).

Njeriu u krijua që të ketë shoqëri me Perëndinë, por për shkak të egoizmit të tij ai zgjodhi të ndiqte rrugën e vet të pavarur dhe shoqëria me Perëndinë u ndërpre. Këtë mënyrë të jetës pa Perëndinë që tregon indiferencë dhe rebelim kundër Tij, Bibla e quan mëkat.

Njeriu ështé i ndarë nga Perëndia

Sepse paga e mëkatit është vdekja” (ndarje shpirtërore nga Perëndia) (Romakëve 6:23).

Ky diagram tregon se Perëndia është i shenjtë ndërsa njeriu mëkatar. Një humnerë shumë e gjerë dhe e thellë i ndan ata të dy. Shigjetat ilustrojnë njeriun që vazh-dimisht mundohet të arrijë Perëndinë dhe jetën me bollëk me përpjekjet e veta, përmes veprave të mira fesë a filozofisë.

Ligji i tretë shpjegon urën e vetme që bashkon njeriun me Perëndinë…

3. JEZU KRISHTI ËSHTË E VETMJA ZGJIDHJE E PERËNDISË PËR MËKATET E NJERIUT. PËRMES TIJ MUND TË NJOHËSH DHE TË PËRJETOSH DASHURINË QË KA PERËNDIA PËR TY DHE PLANIN QË AI KA PËR JETËN TËNDE.

Ai vdiq që té mos vdisnim ne

“Por Peréndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Romakëve 5:8).

Ai u ngjall nga të vdekurit

Mesia [dmth. Krishti] vdiq për mëkatet tona, në përputhje me profecitë e Shkrimit të shenjtë, dhe u varros. Ditën e tretë, ai u ringjall nga të vdekurit, siç parathuhej në Shkrimin e shenjtë, dhe iu shfaq Pjetrit dhe pastaj tërë rrethit të apostujve. Më vonë e panë më shumë se pesëqind dishepuj; disa kanë vdekur. por shumica janë ende gjallë” (1 Korintasve 15:3 6).

Ai është rruga e vetme për te Perëndia

“Jezui u tha: ‘Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje”‘ (Gjoni 14:6)

Ky diagram ilustron urën e vetme që ndërtoi Perëndia mes Atij dhe njeriut duke dërguar Birin e Tij të vetëm, Jezu Krishtin, që të vdesë në kryq për ne për të paguar dënimin për mëkatet tona.

Nuk mjafton vetëm t’i dish këto tri ligje shpirtërore…

4. NE DUHET PERSONALISHT TA PRANOJMË JEZU KRISHTlN Sl SHPËTIMTAR DHE ZOT E ATËHERË MUND TË NJOHIM DHE TË PËRJETOJMË DASHURINË QË PERËNDIA KA PËR NE DHE PLANIN QË Al KA PËR JETËN TONË.

Duhet ta pranojmë Jezu Krishtin

“Megjithatë, disa e pranuan dhe besuan në të. Ai u dha atyre të drejtën të bëheshin fëmijë të Perëndisë” (Gjoni 1:12).

Jezuin e pranojmë përmes besimit

“Në të vërtetë, vetëm me mëshirë jeni të shpëtuar. Vetvetiu nuk mund të bëni asgjë veçse ta pranoni me besim atë që Perëndia bëri për ju. Shpëtimin tuaj nuk e meritoni, por ai është dhuratë e Perëndisë. Askush nuk mund të mburret para Perëndisë për atë që ka arritur…” (Efesianëve 2:8-9).

Kur pranojmë Jezuin, fillojmë një jetë të re.

(Lexo Gjonin 3:1-8)

Jezu Krishtin e pranojmë me ftesë personale

(Jezui thotë) “Unë qëndroj para derës dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj tek ai’, (Apokalipsi 3:20).

Të pranojmë Jezuin do të thotë që nga rruga e mëkatit të kthehemi (pendohemi) tek Perëndia, ta ftojmë atë në jetën tonë që të na i falë mëkatet dhe që të na bëjë ashtu siç dëshiron Ai të jemi. Nuk mjafton që vetëm ta pranojmë intelektualisht që Jezui është Biri i Perëndisë dhe se Ai vdiq në kryq për ne; nuk mjafton as përjetimi emocional. Por duhet ta pranojmë Atë përmes besimit, si vepër të vullnetit personal. Këto dy rrathe parapesin dy jetë të ndryshme:

Që tani mund ta pranosh Jezuin me besim përmes lutjes 
(Lutja është bisedë me Perëndinë)

Perëndia ta njeh zemrën dhe më shumë se fjalët dëgjon atë që të thotë zemra. Besimin tënd mund ta shprehësh me një lutje si kjo:

“Zoti Jezu, kam nevojë për Ty. Faleminderit që ke dhënë jetën për mua në kryq. Unë e hap zemrën time dhe të pranoj si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Faleminderit që m’I fale mëkatet dhe që më dhe jetën e përjetshme. Ulu në fronin ejetës sime dhe udhëhiqe atë, Më ndihmo që të bëhem ashtu siç dëshiron Ti të jem.”

A shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde?

Nëse po, në këtë çast mund të lutesh kështu dhe ashtu siç ka premtuar, Jezui do të hyjë në jetën tënde.

Si mund ta dish që Jezui është në jetën tënde tani

A e pranove Jezuin në jetën tënde? Sipas premtimit të dhënë në librin e Apokalipsit 3:20, ku është Ai tani në lidhje me ty? Jezui ka thënë se do të hyjë në jetën tënde. A do të të kishte gënjyer Ai? Si mund ta dish me siguri se Perëndia i është përgjigjur lutjes tënde? (Përmes besimit në Perëndinë dhe Fjalën e Tij.)

Bibla u premton jetën e përjetshme të gjithë atyre që pranojnë Jezuin

“Kjo dëshmi thotë: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe këtë jetë e marrim me anë të Birit të Tij. Kush e ka Birin e Perëndisë, ka edhe jetën. Kush nuk e ka Birin, nuk e ka as jetën. Po ju shkruaj që ta dini se jetën e përjetshme e keni sepse besoni në Birin e Perëndisë” (1 Gjoni 5:11-13).

Falënderoje shpesh Perëndinë që Jezui është në jetën tënde dhe që Ai kurrë nuk do të largohet prej teje (Hebrenjve 13:5). Sipas premtimit të Tij, mund ta dish se Jezui jeton në ty. Ai ta dha jetën e përjetshme në çastin kur e ftove Atë në jetën tënde. Ai kurrë nuk do të të mashtrojë.

Edhe diçka tjetër që është me rëndësi për t’u mbajtur mend…

Mos u mbështet tek ndjenjat

Premtimi i Fjalës së Perëndisë, Biblës, është autoriteti ynë, dhe jo ndjenjat tona. Besimtari në Jezu Krisht jeton përmes besimit në karakterin e vetë Perëndisë dhe në vërtetësinë e Fjalës së Tij. Ky diagram në formën e trenit ilustron lidhjen ndërmjet faktit (Perëndia dhe Fjala e Tij), besimit, (besimi në Perëndinë dhe në Fjalën e Tij) dhe ndjenjave (që janë rezultati i besimit dhe bindjes ndaj Tij).

Treni tërhiqet prej lokomotivës dhe jo prej vagonit të fundit. Vagoni i mesit mban lëndën djegëse që dubet hedhur në lokomotivë, përndryshe treni nuk do të ecë. Në të njëjtën mënyrë, ne si besimtarë nuk mbështetemi në ndjenjat dhe emocionet tona, por në vetë Perëndinë dhe premtimet përmes Fjalës së Tij. (Gjoni 14:21)

Tani që ke pranuar Jezuin

Kur pranove Jezuin me besim si shprehje e vullnetit personal, ndodhën shumë gjëra. Disa nga ato janë:

  1. Jezui hyri në jetën tënde (Apokalipsi 3:20; Kolosianëve 1:27).
  2. Mëkatet t’u falën (Kolosianëve 1:14).
  3. U bëre fëmijë i Perëndisë (Gjoni 1:12).
  4. T’u dha jeta e përjetshme (Gjoni 5:24).
  5. Fillove të zbulosh planin e madh që ka Perëndia për jetën tënde (Gjoni 10:10; 2 Korintasve 5:17; 1 Selanikasve 5:18).

A ka gjë më të mrekullueshme se sa pranimi i Jezuit si Zot? A dëshiron ta falënderosh Perëndinë përmes lutjes për atë që ka bërë për ty? Duke e falënderuar ti shpreh besimin tënd

Të shijosh kënaqësinë e jetës së re bashkë me…

Sugjerime për rritjen shpirtërore

Rritja shpirtërore është rezultati i besimit te Jezui. “I drejti do të rrojë me anë të besimit” (Galatasve 3: 11). Një jetë e mbushur me besim tek Jezui do të të bëjë t’i besosh Perëndisë gjithnjë e më shumë, të mbështetesh tek Ai për çdo detaj të jetës tënde dhe të praktikosh hapat e rritjes si më poshtë:

  • R
  • Referoju Fjalës së Perëndisë, lexoje atë çdo ditë (Veprat 17:11). Fillo me Ungjillin sipas Gjonit.
  • R
  • Rehatuesi-Lejo Shpirtin e Shenjtë të të udhëheqë dhe të të japë fuqi për jetën dhe dëshminë tënde të përditshme (Galatasve 5:16,17; Veprat 1:8).
  • I
  • I beso Perëndisë për çdo detaj të jetës tënde (1 Pjetrit 5:7).
  • T
  • Tregoju të tjerëve për Jezuin përmes jetës dhe fjalëve të tua (Mateu 4:19; Gjoni 15:8).
  • J
  • Jepju Perëndisë në mënyrë të vazhdueshme duke iu bindur Fjalës së Tij (Gjoni 14:21).
  • A
  • Afrohu çdo ditë tek Perëndia duke iu lutur Atij (Gjoni 15:7).

Miqësia me besimtarë të tjarë:

Fjala e Perëndisë na këshillon që të mos harrojmë të mblidhemi së bashku’ (Hebrenjve 10:25). Kur janë shumë trungje bashkë ato digjen fare mirë, por po ta veçojmë një nga trungjet ai shpejt do të shuhet. E njëjta gjë ndodh edhe në marrëdhënien tënde me besimtarë të tjerë. Nëse nuk je pjesëtar i ndoujë bashkësie, mos prit të të ftojnë. Merre vetë inicativën; tako pastorin e një bashkësie të krishterë ku nderohet Krishti dbe predikohet Fjala e Tij. Fillo të shkosh që këtë javë dhe bëhu pjesëtar i rregullt i saj.